Një 46 vjeçar nga Saranda është arrestuar për vjedhje.
46 vjeçari Jorgo Kumaraku kishte hyrë gjatë mesnatës në një hotel në livadhja duke marrë 3 televizorë dhe sende personale të turistëve.
Policia sekuestroi sendet e vjedhura dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen.
Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al