Seanca e fundit parlamentare, Tabaku: PD do të insistojë që të përfshihet interpelanca për inceneratorët

schedule10:28 - 20 Korrik, 2023

schedule 10:28 - 20 Korrik, 2023

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat pak para nisjes së seancës plenare është shprehur se është për të ardhur keq gjendja në të cilën ndodhet kuvendi së fundmi.

Sipas saj opozita nuk ka më asnjë hapësirë në parlament dhe ligjet aty bëhen për interesa private dhe personale.

Sipas deputetes Tabaku është për të ardhur turp situate në të cilën ndodhet Kuvendi dhe Shqipëria

“Mbrëmë vonë mbaroi punët Kuvendi për zbatimin e MSA, PD insistoi që çështjet kryesore dhe shqetësimet të paraqiteshin atje. Ne kemi shprehur shqetësimet në lidhje me zgjedhjet. Diskutuam për lirinë e medias që është kthyer në kryefjalën e takimit të djeshëm. Elementi i tretë ka qenë korrupsioni dhe lufta ndaj korrupsionit. Sot çështja e inceneratorëve është bërë jo vetëm një akuzë e opozitës, por edhe nda drejtësia. Abuzimi me fondet e bujqësisë nga BA është sot një akuzë e certifikuar nga OLAF. Është një njollë turpi. Të gjitha këto shqetësime i shprehëm në rezolutën e përbashkët të miratuar. PD do të insistojë që të përfshirët interpelanca për inceneratorët. Ky parlament është mbledhur tre herë për interesat private të 3 personave që janë në kërkim”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera Tabaku është shprehur se do të jenë në krahë të studentëve të mjekësisë, dhe sipas saj është e rëndësishme që të dëgjohen kërkesat e tyre për të hartuar një plan të detajuar për mbarëvajtjen e mirë të studimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!