Një shpërthim i dyshuar gazi në qytetin më të madh të Afrikës së Jugut, Johannesburg, ka dëmtuar disa automjete dhe ka plagosur dhjetëra njerëz.
Kryeministri i Gauteng, Panyaza Lesufi tha në një konferencë për media se 41 persona janë shtruar në spital me shkallë të ndryshme të lëndimeve nga shpërthimi, i cili ndodhi pas orës 17:00 me orën lokale.
Forca e shpërthimit përmbysi disa automjete ndërsa asfalti u ça sikur të ishte një tërmet. Njerëzit që banojnë në banesat përgjatë rrugës Bree janë këshilluar të evakuohen nga ndërtesat.
Në fillim të këtij muaji, të paktën 16 njerëz vdiqën pasi një rrjedhje e dyshuar e bombolave të gazit ndodhi pranë periferisë së Boksburgut, jashtë Johanesburgut.
/abcnews.al