“Dëgjuam krisma”, flet vëllai e 42-vjeçarit të ekzekutuar në Lezhë: Isha më nënën, Nikolini më mori makinën për të shkuar në market

schedule22:15 - 19 Korrik, 2023

schedule 22:15 - 19 Korrik, 2023

Pasditen e sotme në fshatin Balldren të Lezhës është ekzekutuar me armë zjarri shtetasi 42 vjeçar, Nikolin Marku (Lekstakaj).

Pas ngjarjes vëllai i tij viktimës, Bledar Markut është shprehur se ai sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka.

LEXO EDHE: Të shtënat me armë zjarri në Lezhë, identifikohet viktima: Vrasja dyshohet për gjakmarrje

Ai shprehur se pak minuta më vonë ka dëgjuar krisma, por nuk ka menduar se mund të ishte vrarë vëllai i tij dhe më vonë pasi është vonuar është njoftuar për ngjarjen.

42-vjeçari ka qenë duke dalë nga marketi në momentin që është qëlluar me breshëri nga një automjet në lëvizje.Në automjet dyshohet se ka qenë shoferi dhe personi që ka qëlluar Nikolinin.

Pista e vetme e dyshuar është ajo e hakmarrjes, pasi fisi Leskakaj dhe Nikulaj janë në hasmëri prej gati 3 dekadash. Vetëm 3 muaj më parë u vra në ambientet e biznesit të tij në Shëngjin, Ardian Nikulaj.

Si nisi konflikti mes fiseve?

Konflikti mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj ka nisur që në vitin 1996, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për një shumë prej 10 mijë lekësh të vjetra.

Në atë kohë, vëllai i biznesmenit Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburant dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën aty. Pas furnizimit, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën e karburantit.

Pas debatit ata janë larguar dhe njëri prej tyre ishte rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të karburantit. Një prej viktimave ishte edhe vëllai i Ardian Nikulaj.

Pak muaj pas kësaj ngjarje u vranë Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes.

Gjakmarrja vijoi edhe në vitin 1999 me vrasjen e Gjovalin Lekstakajt dhe u plagos i afërmi i tij, Pjetër Lekstakaj.

Këto ngjarje vijojnë të jenë të pazbardhura nga drejtësia shqiptare.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!