Juventusi ka një kontingjent të pasur lojtarësh dhe bardhezinjtë do të bëjnë të pamundurën për të rikthyer Champions League në Torino pas 24 vitesh. Trofeu prestigjioz është kthyer në një fiksim për kampionët e Italisë dhe drejtuesit e klubit janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë trajnerit Sarri.
Ky i fundit ka kërkuar një mbrojtës të djathtë dhe i preferuari është Thomas Meunier. Belgut i përfundon kontrata me PSG-në verën e ardhshme dhe e ardhmja e tij mund të jetë Serie A.

Juventusi e dëshiron 28-vjeçarin që në janar dhe ja ku lind ideja e një shkëmbimi. Mediat e vendit fqinj flasin për mundësinë e një shkëmbimi Emre Can-Meunier. Gjermani i mesfushës bardhezi është trishtuar nga fakti që nuk është pjesë e listës së ekipit në Champions dhe një transferim në kryeqytetin francez do e priste me kënaqësi.
Gjithsesi është akoma herët dhe kjo është vetëm një ide e Fabio Paraticit, drejtorit sportiv të bardhezinjve. Një opsion i mirë edhe për kampionët e Francës, të cilët do përforconin mesfushën dhe nuk do humbitnin mbrojtësin e kombëtares belge me parametra zero. /abcnews.al


