Një ndër çmimet e ndryshme të dhënë nga FIFA mbrëmjen e sotme ishte dhe ai i golit më të bukur të sezonit. I njohur ndryshe edhe si çmimi “Puskas”, në garë për të ishin Leo Messi, Juan Quinter dhe Daniel Zsori.
18-vjeçari hungarez i lindur në Rumani shënoi një gol të mrekullueshëm në minutat shtesë me datë 16 shkurt të këtij viti, duke i dhuruar fitoren ekipit të Ferencvaros.
Kjo ishte ndeshja e debutimit për të dhe lojtari ofensiv ia doli të realizonte një kryevepër. Goli i tij u votua më shumë se të tjerët dhe 18-vjeçari hungarez fitoi çmimin që mban emrin e një legjende hungareze. /abcnews.al