Bonucci refuzon dy oferta nga Turqia, ndërkohë pret telefonatë nga kryeqyteti

schedule15:30 - 19 Korrik, 2023

schedule 15:30 - 19 Korrik, 2023

Leonardo Bonucci është jashtë planeve të Juventusit dhe kjo i është komunikuar edhe qendërmbrojtësit italian.

Tifozët e “Zonjës së Vjetër” nuk janë dakord për këtë vendim të klubit pasi veterani është një idhull për ta. Megjithatë, Bonucci është në kërkim të një klubi të ri.

Së fundmi raportohet se dy oferta nga Turqia kanë ardhur për të, por që të dyja ai i ka refuzuar, pasi dëshiron të mbyllë karrierën në Itali. Galatasaray dhe Fenerbahce janë dy klubet që janë refuzuar nga ai. Mediat italiane raportojnë se Bonucci po pret oferta nga Lazio dhe Roma, dy klubet e kryeqytetit, pasi duket se ato kanë shfaqur interes për të./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!