Ksamil/ Kishin zënë hapësirën në plazh, nën hetim dy persona. Sekuestrohen shezlongë dhe çadra

schedule13:48 - 19 Korrik, 2023

schedule 13:48 - 19 Korrik, 2023

Dy persona janë proceduar penalisht në Ksamil pas aksionit të policisë me qëllim lirimin e hapësirave publike nëpër plazhe. Mësohet se ata kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadrat dhe
shezlongët në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Si rezultat, u sekuestruan 152 çadra dhe 412 shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!