Në Durrës qytetarët që kanë pësuar dëme nga tërmeti shkojnë pranë zyrave të bashkisë dhe bëjnë vetëdeklarimin për atë çfarë u ka ndodhur. Ndërkohë çadrat janë boshatisur dhe banorët janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre.
Banorët që kanë pësuar dëme nga tërmetet në Durrës iu janë drejtuar zyrave të bashkisë. Ata kërkojnë vlerësim të situatës.
Në njësinë bashkiake numër 3 është i lartë numri i vetëdeklarimeve. Qytetarët lënë informacionin e duhur mbi vendndodhjen e objektit të tyre. Më pas janë vendorët që nisin vlerësimin.
Por megjithatë pas panikut që shkaktuan lëkundjet e tokës, Durrësi duket se i është kthyer normalitetit dhe qetësisë. Ata të cilët kalonin natën jashtë në çadrat e vendosura pranë stadiumit “Niko Dovana” u larguan.
Nga Bashkia zyrtarisht flitet për 353 banesa e apartamente të dëmtuara. Kurse në terren po punojnë 11 grupe që do të verifikojnë çdo dëm të shkaktuar.
Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi