Për herë të parë në pesë vjet, Japonia nuk është më në krye të renditjes globale, këtë vend tashmë e ka marrë Singapori.
Lista është bërë nga Indeksi i Pasaportave Henley, i cili krahason aksesin pa viza të 199 pasaportave të ndryshme me 227 destinacione udhëtimi bazuar në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.
Qytetarët e Singaporit mund të vizitojnë 193 destinacione nga 227 në mbarë botën pa viza.
Azia ka dominuar prej kohësh në krye të tabelës së liderëve në indeksin e krijuar nga firma këshilluese globale e qytetarisë dhe vendbanimit me bazë në Londër Henley & Partners, Evropa po rikthehet. Gjermania, Italia dhe Spanja janë ngjitur të gjitha në vendin e dytë me akses pa viza në 190 destinacione, ndërsa Japonia dhe Koreja e Jugut janë bashkuar në vendin nr.3 nga Austria, Finlanda, Franca, Luksemburgu dhe Suedia. Qytetarët e kësaj shtatëshe gëzojnë akses në 189 destinacione pa pasur nevojë për vizë paraprake.
Indeksi i pasaportave Henley bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) dhe rendit 199 pasaporta në mbarë botën. Ai përditësohet në kohë reale gjatë gjithë vitit, kur ndryshimet e politikës së vizave hyjnë në fuqi.
Në publikimin e tij të fundit, Henley & Partners vëren se gjatë historisë së renditjes së 18-vjeçarëve, numri mesatar i destinacioneve që udhëtarët mund të kenë akses pa viza është pothuajse dyfishuar, nga 58 në 2006 në 109 tashmë.
Megjithatë, hendeku i lirisë së udhëtimit midis atyre në krye dhe në fund të renditjes është më i gjerë se kurrë. Pasaportën me rënditjen më të ulët e ka Afganistani, ku qytetarët mund të vizitojnë vetëm 27 destinacione pa vizë paraprake, pak më poshtë Irakut (me 29 destinacione) dhe Sirisë (me 30).
Në këtë listë Shqipëria është renditur e 48 dhe qytetarët e vendit mund të udhëtojnë në 117 destinacione pa vizë. Ndërsa sa i përket vendeve të tjera të Rajonit, Kosova renditet e 94 ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë vetëm në 42 vende pa vizë, pasaporta e Greqisë është me e favorizuara pasi renditet e 7 dhe qytetarët grekë mund të udhëtojnë në 185 vende pa vizë, më pas ndiqet nga Serbia që renditet në vendin e 34 dhe pasaporta maqedonase renditet e 43, Mali i Zi renditet në vend të 44 me 124 destinacione, Bosnje-Hercegovina në vend të 47 me 118 destinacione.
Indeksi i Pasaportave të Arton Capital merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë territoreve – Tajvanit, Makaos, Hong Kongut, Kosovës, territoreve palestineze dhe Vatikanit. Territoret e aneksuara me vendet e tjera janë të përjashtuara.
Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 2023 janë:
- Singapor (192 destinacione)
- Gjermani, Itali, Spanjë (190 destinacione)
- Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja e Jugut, Suedia (189)
- Danimarkë, Irlandë, Holandë, MB (188 destinacione)
- Belgjika, Republika Çeke, Malta, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Zvicra (187 destinacione)
- Australi, Hungari, Poloni (186 destinacione)
- Kanada, Greqi (185 destinacione)
- Lituani, Shtetet e Bashkuara (184 destinacione)
- Letonia, Sllovakia, Sllovenia (183 destinacione)
- Estonia, Islanda (182 destinacione)
Pasaportat më të këqija për të mbajtur:
Tre vende në mbarë botën kanë akses pa viza ose viza në momentin e mbërritjes në 30 ose më pak vende. Këto janë:
- Siri (30 destinacione)
- Irak (29 destinacione)
- Afganistan (27 destinacione)./abcnews.al