Zoran Zekiç, tekniku i Partizanit, ka qenë padyshim i zhgënjyer prej eliminimit nga kualifikueset e Champions League, pasi humbën mbrëmjen e djeshme ndaj Bate Borisov.
“Jam shumë i zhgënjyer përsa i përket rezultatit. Ne luajtëm futboll, por nuk arritëm të shënonim dhe sigurisht në situata të veçanta ata na ndëshkuan. Bëmë vetëm një gabim, të cilin kundërshtari e shfrytëzoi.
Ndihem pak i zghënjyer, pasi i kisha folur ekipit gjatë gjithë javës, për situatën sesi e pësuam golin e parë. nuk arritëm të shënonim gol dhe e vuajtëm këtë gjë. Gjithsesi jam shumë krenar për atë që lojtarët dhanë në fushë, vrapuan shumë, zhvilluan një ndeshje të mirë. Thjesht na mungoi goli dhe ishim të pafat.
Në këtë moment nuk dua të mendoj për kundërshtarin që do të përballemi pas kësaj humbje. Nga nesër do të fillojmë punën të përgatitemi për përballjen që na pret në kompeticionin tjetër europian”, tha Zekiç./h.ll/abcnews.al