Ceremonia e dorëzimit/ Luiza Gega merr medaljen e artë

schedule19:37 - 18 Korrik, 2023

schedule 19:37 - 18 Korrik, 2023

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) i ka dorëzuar Luiza Gegës medaljen e artë.

Gega triumfoi në garën e 3 000 metrave me pengesa në Kampionatit Europian ekipor në Silezi të Polonisë, pati vlerë edhe për titullin e Lojrave Olimpike Europiane.

Pjesë nga deklarata e Luiza Gegës:

“Këto medaljet nuk janë rastësore. Për sa i përket viteve ndihem veterane, por ja që për të shkuar lart nuk është kurrë vonë. Ndoshta dhe unë kam treguar që nuk ka rëndësi mosha, për të arritur atë objektiv që ke vendosur. Fillova të ëndërroja edhe një herë, po përgatitesha fort dhe sigurisht që e mora shumë shumë seriozisht. Jam shumë e lumtur që ja dola, dhe dua të falenderoj të gjithë, ata që kanë kontribuar këtu duke filluar që Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar, Federata e Atletikës, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkinë e Tiranës dhe të gjithë sponsorat e mi. Vërtet që gjerat e fundit gjerat kanë ndryshuar shumë, ndaj nuk mund të vinim këtu pa mbështetje. Ju falenderoj të gjithëve që jeni këtu, dhe presidentin e Komiteti Olimpik ku tani të përgatitemi fort për eventin e radhës”.

Medalja e artë për Gegën është pikërisht si kampione olimpike e kontinentit, pasi në Europianin ekipor nuk ka medalje individuale.

Përveç triumfit olimpik, Gega realizoi edhe diçka tjetër tepër të madhe në Europianin ekipor.

Ajo ia doli në dy gara, në 3 000 metrat me pengesa si dhe në 5 000 metra duke arritur në 11 fitore në kampionatet ekipore.

Kjo do të thotë barazim i rekordit të turneut, që e mbante atletja e famshme bullgare, Lalova.

Ndërkaq, vjet Luiza fitoi për herë të parë në jetën e saj titullin e kampiones së Europës në kampionatin individual në Mynih të Gjermanisë, ndërsa në gusht shpreson të arrijë zonën e medaljeve në Botërorin që mbahet në Budapest të Hungarisë. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!