Al-Hilal është gati të bëjë një ofertë prej 50 milionë euro për të nënshkruar me Luis Diaz, pohon burimi portugez Record.
Një tjetër klub saudit i paidentifikuar është gjithashtu i interesuar për nënshkrimin e kolumbianit.
Liverpool nuk është i prirur ta shesë sulmuesin për këtë shumë, duke pasur parasysh se Jurgen Klopp është një tifoz i madh i Diaz.
Reds shpenzuan 45 milionë euro për të nënshkruar me kolumbianin nga Porto në janar të vitit të kaluar.
Në një vit e gjysmë te Liverpool, 26-vjeçari ka luajtur në 42 ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë pesë asistime.
Historia deri më tani është raportuar vetëm nga Record dhe nuk ka pasur asnjë konfirmim nga burimet angleze. /G.D abcnews.al/