Racizmi goditi sërish futbollin italian. Mbrojtësi Dalbert i Fiorentinës ishte shënjestra e radhës. Tifozët e Atalantës u kapën me të në ndeshje spektakolare për nga golat dhe paraqitja e ekipeve.
Kalidu Koulibaly e ka provuar vetë më shumë se njëherë një përjetim të tillë dhe vendos të qetësojë situatën. “Muri” i mbrojtjes napolitane ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë një mesazh shumë të bukur.
“E kemi kuptuar që kur ishim fëmijë, edhe djali im arrin ta kuptojë. Shpresoj që një ditë do arrijnë ta kuptojnë edhe ata që më thërrasin ‘buu’. Ndoshta jemi të ndryshëm, e vërtetë. Por jemi të gjithë vëllezër”, shkruan senegalezi i ekipit të Carlo Ancelottit, njëkohësisht një ndër më të mirët në botë në rolin e tij. /abcnews.al
? #MondayMotivation #LifeMotivation #NoToRacism #WeAreAllBrothers ? pic.twitter.com/PIhawwSOw1
— Koulibaly Kalidou (@kkoulibaly26) September 23, 2019

