Një 20 vjeçar shqiptar bashkë me dy persona të tjerë kanë tentuar që të vjedhin një banesë në via Monte Nero.
Mediat vendase shkruajnë se 20-vjeçari shqiptar i ardhur në Itali pak ditë më parë me vizë turistike, u arrestua me akuzën e tentativës për vjedhje të rëndë.
Ngjarja është zbardhur pas një denoncimi të një banori të zonës i cili ngriti dyshimin për praninë e tre personave, të cilët pasi janë ngjitur në tubacionet e gazit të një pallati, kanë mbërritur në ballkonin e një apartamenti në katin e dytë.
Policia ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarje duke vënë në pranga të riun dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij. /abcnews.al