San Siro dëshiron të presë finalen e Champions League, e cila mund të jetë e pestë e kompeticionit më të mirë europian.
Stadiumi ikonik i Milanos ka paraqitur interesin në UEFA për të pritur finalen e sezonit 2026 ose 2027, një kandidaturë e cila më pas do të duhet të paraqitet zyrtarisht deri më 21 shkurt 2024 për të sjellë organin europian në vendimin përfundimtar.
Nëpërmjet faqes së saj të internetit, UEFA komunikoi në një shënim se kishte marrë deklarata interesi nga Milano dhe Budapesti për finalen e Champions League, ndërsa katër të tjerë aplikuan për të mbajtur finalen e Europa League./ h.ll/abcnews.al