Kaloi kufirin, Koreja e Veriut arreston shtetasin amerikan

schedule12:41 - 18 Korrik, 2023

schedule 12:41 - 18 Korrik, 2023

Një shtetas amerikan është arrestuar në Korenë e Veriut pasi ka kaluar kufirin, sipas një organi të OKB-së.

Komanda e Kombeve të Bashkuara, e cila drejton Zonën e Çmilitarizuar dhe zonën e përbashkët të sigurisë (JSA) që ndan Korenë Veriore dhe Jugore, tha se personi në fjalë nuk kishte autorizim.

“Një shtetas amerikan kaloi, pa autorizim, vijën e Demarkacionit Ushtarak në Republikën Popullore Demokratike të Koresë (DPRK).

Ne besojmë se ai është aktualisht në paraburgim dhe po punojmë me homologët tanë  për të zgjidhur këtë incident’, thuhet në deklaratë.

Zona e Çmilitarizuar (DMZ), ndan dy Koretë dhe kufiri i saj është një nga zonat më të fortifikuara në botë.

Ajo është e mbushur me mina tokësore, e rrethuar me gardhe me tela elektrikë dhe me gjemba dhe kamera vëzhgimi dhe rojet e armatosura supozohet të jenë në gatishmëri 24 orë në ditë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!