Gjashtë në dhjetë britanikë mendojnë se Brexit ishte një gabim

schedule10:33 - 18 Korrik, 2023

schedule 10:33 - 18 Korrik, 2023

Sipas një sondazhi të YouGov të publikuar sot, shumica e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar mendojnë se largimi nga Bashkimi Europian ishte zgjedhje e gabuar.

Me pak përfitime ekonomike pas vendimit historik në referendumin e qershorit 2016 për daljen e Britanisë nga BE, 57% e britanikëve tani besojnë se kjo zgjedhje ishte e gabuar, ndërsa vetëm 32% këmbëngulin se ishte e duhura.

Çuditërisht, 55% thonë se do të votonin për ribashkimin e vendit me BE-në nëse do të mbahej një referendum ndërsa vetëm 31% besojnë se Britania e Madhe nuk duhet të jetë më pjesë e BE-së.

Kryeministri Rishi Sunak tha në maj se Brexit po sillte fitime ndërsa ekonomistët argumentojnë se krijimi i zonave të veçanta ekonomike nuk ka gjasa të nxisë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar në tërësi, megjithëse ato mund të kenë një vlerë të kufizuar për zhvillimin rajonal.

Sondazhi i YouGov me 2000 njerëz zbuloi gjithashtu se 63% e britanikëve mendojnë se menaxhimi i Brexit nga qeveritë konservatore ishte më shumë një dështim sesa një sukses, me vetëm 12% që thonë të kundërtën. 18% konsiderojnë se nuk ishte as njëra as tjetra.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!