Një qytetare ka telefonuar shumë e prekur në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”. Ajo ka deklaruar se populli është shumë i lodhur me të njëjtat fytyra që dalin çdo ditë në televizion.
Sipas zonjës, ka ardhur koha që Sali Berisha ta mbyllë karrierën sepse ka siguar të ardhmen edhe për brezat e ardhshëm. Ajo ka theksuar se populli shqiptar është i mallkuar, pasi dha jetën për këtë vend dhe janë katandisur në këtë gjendje.
“Ç’është ky mallkim i madh që ka marrë ky populli jonë që luftoi, që dha jetën për këtë vend. Ka ardhur koha që ne që e hoqëm zvarrë Enver Hoxhën ta kërkojmë me ulërima të mëdha dhe të themi të keqen e fukarallëkut. Qetësia qenka jeta more djalë. Nuk hapim dot TV, kë të shikosh, po ato fytyra. Çfarë faktesh kërkon Sali Berisha? Pse nuk e shan njëri Sali Berishën si mjek? Nuk e gjen në botë. Pse nuk e mbyll karrierën me nder? Punoi, luftoi dhe nuk u ngop me breza. Ta lërë popullin e qetë”, u shpreh qytetarja./abcnews.al