Tifozët e Juves në protestë: Ne Lukaku nuk e duam

schedule16:34 - 17 Korrik, 2023

schedule 16:34 - 17 Korrik, 2023

Ndërkohë që Interi është tërhequr zyrtarisht nga çështja e sulmuesit belg, sot është klubi rival Juventus ai që duket se është në pole position për nënshkrimin e Romelu Lukakut.

Megjithatë, ky thashethem nuk është për shijen e të gjithëve nga ana e Torinos dhe disa mbështetës të Bianconerëve u mblodhën këtë të hënë në mëngjes në qendrën mjekësore J-Medical për të protestuar kundër kësaj ardhjeje të mundshme të belgut.

“Ne Lukaku nuk e duam”, shkruhej në pankartën që mbanin këta tifozë.

Ky qëndrim i ashpër i tifozëve të Juventusit vjen në të njëjtën kohë kur një grup tifozësh të Interit u mblodhën në Milano, jashtë selisë së Interit për të protestuar kundër nënshkrimit me Juan Cuadrado, i cili ka veshur fanellën e Zonjës së Vjetër për tetë sezone.  /G.D abcnews.al/