Të dielën, Lionel Messi u prezantua si futbollist i Inter Miami. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka marrë një fanellë me numrin 10 nga drejtuesit e klubit. Messi ka lënë një mesazh në rrjetet sociale duke falenderuar fansat që erdhën në prezantimin e tij.
“Shihemi sërish të premten…” shtoi ylli 36-vjeçar.
Mesa duket, Lionel Messi do të debutojë për Inter Miami të premten, nëse flasim për kohën amerikane. Në këtë ditë, skuadra e re e Messit do të luajë kundër Cruz Azul në Kupën e Ligës. /G.D abcnews.al/