Objektiv i atentatit në Nikël të Fushë Krujës, ishte 28-vjeçari Marklen Haka, i cili mbeti i plagosur, ndërsa u qëllua për vdekje halla e tij. Në vendngjarje u sekuestruan më shumë se 100 gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike.
Edhe pse u qëllua me më shumë se 100 plumba, përsëri objektiv i atentatit të tipit mafioz mbrëmjen e 21 Shtatorit në Nikël, Marklen Haka, arriti të shpëtonte, vetëm më një plumb në krahë. Hakmarrja është pista kryesore ky është fokusuar grupi hetimor.
Në vendngjarje u sekuestruan shumë gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike. Për pasojë mbeti e vdekur Shpresa Basha dhe u plagos, nipi saj Marklen Haka.
Atentatorët kishim mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetojnë anëtarët e familjes Haka në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga askush.
E gjitha rruga për të mbërritur tek 3 vilat e fisit Haka është e monitoruar 24 orë me kamera sigurie. Viktima 50-vjeçe dyshohet se, u qëllua aksidentalisht. Shpresa Basha ka hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur u qëllua me armë zjarri.
28-vjeçari Haka ishte në oborr kur filluan të shtënat. Edhe mënyra se si u larguan autorët ka krijuar dyshime tek hetuesit e krimeve kundër jetës në Policinë e Shtetit.
Personat e përfshirë në krimet e njohin shumë mirë terrenin pasi, nuk janë larguar nga rruga kryesore automobilistike që lidh Niklën me Krujën. Ata kanë ndjekur rrugët dytësore të fshatit Zezë, duke humbur edhe gjurmët.
Ndryshe siç ndodh zakonisht në atentate të tilla mafioze, autorët nuk e kanë shkrumbuar automjetin dhe armët e krimit dhe kjo gjë sipas ekspertëve të policisë dyshohet se ka ndodhur për të mos tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës.
Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por që u lirua për mungesë provash. Ngjarjet kriminale të njëpasnjëshme lidhen me ekzekutimin në vitin 2004 të vëllait të Marklen Hakës, duke shkaktuar një kalvar të gjatë vrasjesh e plagosje në zonën e Fushë Krujës./ABC News Albania 24/7