Në këtë valë të nxehti që ka përfshirë vendin Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim dhe me Njësinë Mjekësore të Ushtrisë ka vënë në zbatim një plan masash për ti ardhur në ndihmë qytetarëve e turistëve.
Gjatë orëve të pikut të temperaturave autoambulancat do të qendrojnë në gatishmëri në qendrat e qyteteve dhe në zonat me fluks të lartë njerëzish për çdo rast që ka nevojë për ndihmë mjekësore.
Katër prej tyre do të vendosen në Tiranë ndërsa pesë të tjera në qytetet ku parashikohet që termometri të shënojë dhe vlerat më të larta.
Ekspertët e shëndetit publik këshillojnë qytetarët, sidomos të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, për kujdes të shtuar këto ditë të nxehta.
Urgjencat e spitaleve sipas ministres së Shëndetësisë janë në gatishmëri të shtuar ndërsa 30 qendrat shëndetëore verore janë në funksion në zonat bregdetare dhe malore përgjatë të gjithë javës./abcnews.al