Italia është shpallur kampione e Europianit U19. Në finale ato u ndeshën me Portugalinë dhe fituan me rezultatin minimal 1-0. Meritë maksimale kishte lojtar me origjinë shqiptare, Luis Hasa, i cili ishte një nga më të mirët e këtij turneu.
Hasa, i cili luan për të rinjtë e Juventusit, gjatë Europianit për 19-vjeçarët shënoi një gol dhe asistoi katër herë në këtë kompeticion.
Në finalen ndaj luzitanëve, Hasa ka dhuruar spektakël, madje duke dhënë një asist perfekt në golin e vetëm të fitores, në të cilin Kajode ishte autori i golit në minutën e 19-të pas një goditje me kokë./ h.ll/abcnews.al
Gol tunggal yang membawa Italia U19 Juara! pic.twitter.com/fNv4rdhLyb
— Si A (@SerieA_Offside) July 17, 2023