Novak Djokovic ka përjetuar gjithçka të mundshme në një fushë tenisi gjatë karrierës së tij të mbushur me trofe, por tha se kurrë nuk është përballur me një lojtar si Carlos Alcaraz.
I riu spanjoll e hodhi nga froni 36-vjeçarin serb ditën e dielë, duke fituar finalen e madhe të Wimbledon. Djokovic, pas përfundimit të ndeshjes, tha se Alcaraz është një përzierje e të mëdhenjve, mes vetes, Nadal dhe Federer.
Djokovic, i cili kishte pësuar vetëm dy humbje në Wimbledon që nga humbja ndaj Andy Murray në finalen e 2013-ës, tha se ishte i befasuar se sa shpejt 20-vjeçari Alcaraz kishte zotëruar të luante në të gjitha sipërfaqet e sportit.
“Nuk e prisja që ai të luante kaq mirë këtë vit, por ai ka dëshmuar se është lojtari më i mirë në botë. Unë nuk kam luajtur kurrë me një lojtar si ai, për të qenë i sinqertë. Mendoj se njerëzit kanë folur në 12 muajt e fundit rreth lojës së tij që përbëhet nga disa elementë nga Roger, Rafa dhe unë. Pajtohem me këtë që thonë njerëzit.
Ai ka në thelb karakteristikat më të mira të tre lojtarëve më të mirë në botë. Ai ka mentalitetin e një demi spanjoll, shpirt luftarak dhe mbrojtje të pabesueshme që e kemi parë te Rafa Nadal. Ai ka disa lëvizja të bukura si të miat. Ai është një lojtar i kompletuar”, është shprehur Djokovic me fjalë të mëdha për kundërshtarin spanjoll i cili e rrëzoi prej fronit./h.ll/abcnews.al
? “I haven’t played a player like him ever”
Novak Djokovic had plenty of praise for the new Wimbledon champion ?#Wimbledon #BBCTennis pic.twitter.com/oz1oL3TbAR
— BBC Sport (@BBCSport) July 16, 2023