Numri i ulët i nxënësve, mbyllet shkolla e fshatit në Vlorë

schedule14:12 - 23 Shtator, 2019

schedule 14:12 - 23 Shtator, 2019

Në shkollën e fshatit Bestrovë, pjesë e Bashkisë së Vlorës, nuk ka nisur viti i ri arsimor. Shkak është bërë mbyllja e saj, nga numri i ulët i nxënësve. Në këto kushte prindërit detyrohen t’i arsimojnë fëmijët në qytetin e Vlorës.

Shkolla “Ilia Kici Dashi” në fshatin Bestrovë të Vlorës nuk i ka hapur dyert për vitin e ri arsimor. Aktualisht aty funksionon vetëm kopshti. Numri i ulët i nxënësve solli edhe mbylljen e saj edhe pse ambientet janë ndër më të mirat në zonë.

Në njësinë administrative qendër, pjese e bashkisë Vlore është edhe shkolla e Kërkovës ku ndjekin procesin mësimor 36 nxënës të ciklit të ulët. Ndërsa fëmijët e 9-vjeçares detyrohen të shkojnë çdo ditë në qytetin e Vlorës. Banorët ankohen se nuk e përballojnë dot transportin.

Ata kërkojnë që fëmijët të arsimohen pranë vendit ku banojnë dhe të ndërhyhet në shkolla. Madje ofrohen të kontribuojnë edhe vetë. Mbyllja e shkollave në zonat rurale ka ardhur për shkak të largimeve jashtë vendit dhe numri i ulët i shtimit të popullsisë./ABC News Albania 24/7