Bruce Springsteen feston 70-vjetorin me një film dhe një album të ri

schedule13:07 - 23 Shtator, 2019

schedule 13:07 - 23 Shtator, 2019

Këngëtari i muzikës rock nga Nju Xhersi, Bruce Springsteen, zgjedh ende të jetë në skenë. Springsteen feston 70-vjetorin e tij me një film dhe një album të ri.

“Shumë urime për Boss”. Bruce Springsteen feston 70 vjetorin e tij duke qenë sërish në qendër të skenës me muzikën e tij rock. Një gjë e pashmangshme për dikë “të lindur për të vrapuar”.

Pas përfundimit me sukses të aventurës së spektaklit në Brodway mes fjalëve dhe muzikës, këtë vit ai publikoi albumin “Western Stars”, yjet e perëndimit ndërsa në 25 Tetor në kinema do të transmetohet filmi që ka të njëjtin titull me albumin

Filmi i drejtuar së bashku me mikun dhe bashkëpunëtorin e ngushtë Tom Zimni, është një rrugë e mesme mes dokumentarit të performancave të tij për këngët e albumit dhe pamjet e intensitetit dramatik të tij.

Por këtë vit muzika e “Boss” ka qenë gjithë kohës në ekranet e mëdha falë “Blinded By The Light” (I verbuar nga drita), film i bazuar në autobiografinë e Sarfraz Manzur. Një film ku të gjitha ngjarjet e protagonistit shoqërohen nga këngët e Springsteen. Nga ana muzikore Brus u krijua në lokalet e Xhersi Shor dhe në skenën muzikore të Asburi Park në vitet 60.

Albumi që i dha popullaritetin më të madh ishte “Born in the USA”, album që e transformoi në një super yll, i cili fitoi dhe cmimin Oscar me këngën “Streets of Philadelphia”, kolona zanore e filmit “Philadelphia”.

Fansat e tij të shumtë pretendojnë se bota ndahet mes atyre që e kanë parë “Springsteen LIVE” dhe atyre që nuk e kanë parë. Koncertet e tij janë një legjendë, një ritual laik që zgjat më shumë se tre orë ku skena dhe platea shkrihen në një.

Bruce e feston këtë ritual me forcën e atij që e di mirë se skena është i vetmi vend ku ndihet vërtet i sigurtë. Dhe për atë që e dëgjon është një ushqim për shpirtin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!