Të nxehtin përvëlues qytetarët po e shuajnë anës detit.
Temperaturat e larta të këtij meskorriku rriten numrin e pushuesve në qytetet bregdetare.
Durrësi ishte plot këtë të shtunë.
Janë kryesisht vizitorë nga Kosova të cilët verën e cdo viti zgjedhin ta kalojnë bashkë me familjen e tyre në këtë qytet.
Janë të kënaqur me ndryshimet dhe investimet. Të tjerë kërkojnë më shumë.
Numër të lartë pushuesish pati në fundjavë edhe në Vlorë.
Thonë se preferojne jugun per detin e paster.
Të lakmuar këtë të shtunë nga shqiptaret e te huajt ishin po ashtu edhe plazhet e Sarandës.