Ngjalli debat me iluzionin viral të fustanit/ Burri që bëri ‘lëmsh’ internetin akuzohet se tentoi të vriste gruan

schedule22:55 - 14 Korrik, 2023

schedule 22:55 - 14 Korrik, 2023

Burri që u bë i famshëm në botë falë fustanit që bëri “lëmsh” të gjithë internetin nëse ishte ngjyrë blu apo floriri, akuzohet se ka tentuar të vrasë gruan e tij.

Keir Johnston u paraqit në gjykatë në Glasgow pasi u akuzua për dhunë në familje dhe tentativën e vrasjes së Grace Johnston në mars të vitit të kaluar.

Çifti, i cili jetonte në një ishull në brigjet e Skocisë, u bë i famshëm kudo në botë pas dasmës së tyre në vitin 2015 pasi nëna e nuses veshi një fustan që ngjalli debat mbi ngjyrat e tij të vërteta. Shumë njerëz e shikonin si të zezë dhe blu ndërsa të tjerë shikonin ngjyrë të bardhë dhe ari.

Tani mësohet se jeta e tyre së bashku nuk ka qenë aspak e qetë. Johnston, midis prillit 2019 dhe marsit 2022, akuzohet se ka shtyrë gruan e tij, duke i bërtitur, duke e kërcënuar me thikë dhe duke e kërcënuar se do ta vriste. Ai gjithashtu e tërhoqi zvarrë nga një lokal kur ajo refuzoi të largohej me të.

Ai akuzohet gjithashtu për izolimin e gruas së tij nga miqtë e saj dhe monitorimin e lëvizjeve dhe financave të saj. 38-vjeçari mohon të gjitha akuzat ndaj tij. Pas seancës paraprake, gjykimi do të nisë në vitin 2024. /abcnews.al