Putin propozon një komandant të ri për grupin Wagner

schedule20:16 - 14 Korrik, 2023

schedule 20:16 - 14 Korrik, 2023

Presidenti rus, Vladimir Putin u ka propozuar luftëtarëve të Wagner-it që drejtimin e grupit ushtarak privat ta marrë mercenari Andrey Troshev, raporton CNN duke cituar gazetën Kommersant.

Putini përshkroi një sërë opsionesh për të ardhmen e mercenarëve të ëagner-it, duke përfshirë vazhdimin e luftimit nën komandantin e Troshev, që njihet edhe si “Sedoy”, që do të thotë “Flokë gri”.

Sedoy është shenja e thirrjes së Andrey Troshev, një kolonel rus në pension dhe një anëtar themelues dhe drejtor ekzekutiv i Grupit ëagner, sipas dokumenteve të sanksioneve të publikuara nga BE dhe Franca.

Ai është sanksionuar edhe nga Ukraina. Troshev ka shërbyer si shef i shtabit të grupit për operacionet e tij të mëparshme në Siri, sipas sanksioneve të BE-së nga dhjetori 2021./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!