SHBA: Duhet të përshpejtojmë dërgesat e armëve në Tajvan

schedule10:47 - 14 Korrik, 2023

schedule 10:47 - 14 Korrik, 2023

SHBA dhe aleatët e saj duhet të përshpejtojnë dërgesat e armëve në Tajvan në vitet e ardhshme për të ndihmuar ishullin të mbrohet, tha sot shefi i Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare.

“Shpejtësia me të cilën ne, SHBA dhe vendet e tjera po ndihmojmë Tajvanin të përmirësojë aftësitë e tij mbrojtëse, mendoj se ndoshta duhet të përshpejtohet në vitet e ardhshme,” tha gjenerali Mark Milley gazetarëve gjatë një vizite në Tokio.

Milley vuri në dukje se Tajvani ka nevojë për armë të tilla si sistemet e mbrojtjes kundërajrore dhe të tjera që mund të synojnë anijet nga toka.

“Unë mendoj se është e rëndësishme të përmirësohen aftësitë ushtarake dhe të mbrojtjes ajrore të Tajvanit,” shtoi ai.

SHBA është furnizuesi kryesor i armëve të Tajvanit. Por ishulli është ankuar vitin  e kaluar për vonesat në dërgimin e armëve amerikane, të tilla si raketat anti-ajrore Stinger, pasi Uashingtoni po fokusohet në ofrimin e ndihmës për Ukrainën.

Kina e konsideron ishullin me 23 milionë banorë si provincën e saj. Për më tepër, Kina nuk përjashton përdorimin e forcës për tu bashkuar me ishullin, nëse është e nevojshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!