Juventusi u ka treguar largimin katër lojtarëve.
Më herët u bë e ditur se klubi nuk llogarit më në kapitenin Leonardo Bonucci dhe Weston McKenny. Fabrizio Romano, të njëjtin fat patën edhe mesfushorët Denis Zakaria dhe Artur Melo. Të katër lojtarët nga sot nuk janë pjesë e projektit dhe janë të disponueshëm në merkato.
Denis Zakaria e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Chelsea, duke bërë vetëm 11 paraqitje. Arthur Melo, i cili shkoi në huazim te Liverpool, mori pjesë vetëm në një ndeshje për ekipin e parë të Reds si pasojë e një dëmtimi. /G.D abcnews.al/