Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.
Të riut iu gjet një çantë brenda së cilës kishte një pistoletë dhe municion luftarak.
Pistoleta dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin./abcnews.al