Sezoni i kaluar ishte shumë i mirë për ta.
Myrto Uzuni dhe Elseid Hysaj treguan nivelin e tyre, i pari në Spanjë me Granadën e i dyti në Itali me Lazion, ndërsa për momentin nuk janë bashkuar ende me skuadrat e tyre.
Pasi ndihmuan ekipet për të arritur objektivat, Uzuni për t’u ngjitur në La Liga, dhe Hysaj për t’u kualifikuar në Champions, ata morën leje për të pushuar disa ditë më shumë sepse deri në 20 qershor ishin të angazhuar me kombëtaren shqiptare.
Futbollistët u stërvitën dhe luajtën në dy sfidat eliminatore të Europianit, ato të fituara ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Tashmë, Granada dhe Lazio kanë nisur fazën përgatitore të verës.
Lojtarët e skuadrës spanjolle u paraqitën në klub për të kaluar vizitat e zakonshme mjekësore, përpara sesa të nisin ngarkesat në stërvitje. Uzuni këtë do ta bëjë disa ditë më vonë.
Lazio, ndërkaq, u grumbullua në pikën klimaterike në Auronzo di Cadore në provincën e Venetos, rreth 900 metra mbi nivelin e detit. Mjaft tifozë pritën lojtarët në hyrje të hotelit, në kërkim të një autografi të ndonjë filmimi apo fotografie.
Edhe për Hysajn do të ketë disa ditë pushim më shumë./ h.ll/abcnews.al