Vendimi i një gjyqtari për të shpallur të pafajshëm një 66-vjeçar, i cili ishte akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 17-vjeçare ka shkaktuar reagime të ashpra në Itali.
Sipas arsyetimit të gjyqtarit, akuza ndaj 66-vjeçarit duhet të hiqet për shkak se veprimi i tij “zgjati më pak se 10 sekonda”. Ngjarja ndodhi në një shkollë në Romë në prill të vitit 2022, kur Antonio Avola, futi dorën brenda të brendshmeve të një vajze 17-vjeçare dhe i kapi të pasmet.
@theconiugi Sotto i 10 secondi la passi liscia… menomale… MA STIAMO SCHERZANDO?????? #10secondi #leggeitaliana #fakesituation #prank #positivity ♬ suono originale – The Coniugi
Pas denoncimit ndaj tij, ai tha se ishte një “shaka” nga ana e tij.
Megjithatë, ky pretendim nuk e ka bindur prokurorin që ka trajtuar çështjen pasi ka kërkuar dënimin me 3.5 vjet burg për ngacmim seksual. Gjyqtari megjithatë, këtë javë njoftoi se Avola duhet të shpallet i pafajshëm sepse “futja e duarve” që zgjat më pak se 10 sekonda “nuk përbën krim”.
@paolocamilli Lo Stato non dovrebbe proteggere? ??♀️ #10secondi #molestie #reato #attualità ♬ suono originale – paolocamilli
Reagimi i parë erdhi nga aktori italian, Paolo Camilli, i cili postoi një video në TikTok ku filloi të fërkonte gjoksin në heshtje për gati 10 sekonda, duke dashur në këtë mënyrë të komentonte vendimin e gjyqtarit.
/abcnews.al