Deklaratat e bëra në Vilnius ku po mbahet një samit i NATO-s konfirmojnë qëndrimin antirus të bllokut të udhëhequr nga SHBA dhe gatishmërinë e tij për të grumbulluar më shumë trupa pranë kufijve rusë”.
Kështu u shpreh ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov, shkruan Tass.
“Deklaratat në Vilnius konfirmuan lëvizjen anti-ruse të NATO-s. Pa ekzagjerim, Rusia identifikohet si kërcënimi kryesor për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Të gjitha burimet e bllokut janë hedhur në luftën kundër vendit tonë. Kontraktorët e mbrojtjes po përfitojnë nga ‘luftë hibride’ e lëshuar nga Uashingtoni ndërkohë që qytetarët e zakonshëm në vendet perëndimore po paguajnë për të. Pakkush këtu kujdeset për fatin e ukrainasve, të shtyrë nga kuratorët e SHBA-së dhe NATO-s në një ‘therrtore'”, theksoi diplomati në kanalin e saj në Telegram./abcnews.al