Një video tepër humoristike është bërë virale në rrjetet sociale.
Një djalosh i ri, qartë tifoz i Interit, kishte ditëlindjen dhe të afërmit e tij po i dhuronin tortën. Para se zikaltëri ta shihte tortën, familjarët e tij mbivendosën te stema e Interit atë të Juventusit.
Në momentin që djaloshi e hapi, filloi të qante nga mërzia dhe sigurisht ishte i revoltuar. Më pas, ata e hoqën logon e Juventusit e doli ajo origjinalja, e Interit, por tifozi i vogël nuk mund të mjaftohej me aq, duke marrë logon e bardhezinjve dhe duke e bërë copash.
Kjo tregon qartë se rivaliteti i këtyre dy klubeve, merr frymë edhe jashtë fushe./h.ll/abcnews.al