Dalin përgjime të tjera, Sllavko-Kusarit: Ke folur 5 herë me Radojçiç

schedule15:48 - 11 Korrik, 2023

schedule 15:48 - 11 Korrik, 2023

Ka dalë një pjesë tjetër nga audio përgjimi i shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiç.

Në këtë pjesë dëgjohet se deputeti i listës Serbe i thekson Kusarit se ajo ka folur 5 herë me të dyshuarin për krime, Millan Radojçiçin dhe nëse një gjë e tillë do të publikohet do të pësonte edhe vetë kryeministri Kurti dhe jo vetëm ajo.

Ndër të tjera në këtë audio përgjim flitet për përfitimet që do të kishin të dy palët në këtë konsensus të fshehtë që përpiqej të arrihej mes Kusarit dhe përfaqësuesve të listës Serbe të shpallur non grada nga SHBA.

Pjesë nga audiopërgjimi 2:

Sllavko: Paramendoje sikur të kisha dalë para mediave dhe të thoja se Mimoza më ka thënë. Seriozisht të them, se jo ty, por edhe kryeministrit do t’I thyhej koka, të gjithëve me rend nëse do ta thoja këtë. Je dëgjuar pesë herë me Milanin. Ti thua që ka sanksione nga administrate amerikane. Paramendo që dikush të jetë ashtu siç po thua ti që jemi, jo më sjellje si partner, prat ë jemi të atillë që incizojnë këtë bisedë dhe ta lëshojë në media.

Por… po të them përsëri nuk do të thyer veç koka ty, por krejt Vetëvendosjes…Ne nuk merremi me gjëra të tilla. Kur të thot Milani diçka, kur të merremi vesh për diçka… Ja për Gjykatën Kushtetuese, kur jemi marr vesh, juve ju dështoi Gjykata Kushtetuese… Tash ne të nisim luftë politike me njëri-tjetrin,. Por nëse kur të vjen Gjykata Kushtetuesem, unë dëgjohem me Milon, merremi vesh, e vertetojmë dhe do të votojmë pa marrë parasysh çfarë raporti kemi.

LEXO EDHE: Përgjimet e Vetëvendosjes/ Kreu i Grupit Parlamentar flet me serbët non-grata të veriut

Se jemi marrë vesh, na votoni këtë dhe ne ju votojmë atë. Juve ju ka dështuar, Kjo punë kur të përsëritet, ne do të merremi vesh, do të më thirrësh të më pyesësh a është gjithçka në rregull, do të them se çdo gjë është në rregull dhe kështu do të funksionojmë.

Mimoza Kusari: E çfarë do të bëjmë për këto ligje?

Sllavko: e ty vetëm ligjet…

Mimoza Kusari: Po, jo bre… por votojmë…/abcnews.al