Kancelari gjerman Olaf Scholz këtë të martë nga Lituania është shprehur se do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe do të flasin në lidhje me marrëdhëniet e Turqisë me BE-në gjatë samitit të NATO-s.
“Ne kemi marrë vendime në Këshillin Evropian se si mund të zhvillojmë më tej marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë dhe unë do të flas këtu edhe me Presidentin Erdogan,” tha Soltz.
Ndër të tjera Scholz ka vënë në dukje edhe masat e nevojshme që do të merren për të siguruar që Ukraina do të ketë garanci sigurie për pasluftën.
“Për ne është e rëndësishme që në fillim që të ketë garanci sigurie për Ukrainën që mund të jenë efektive kur ka paqe. Dhe për këtë ne gjithashtu do të bëjmë aranzhimet e nevojshme,” është shprehur ai. /abcnews.al