Marrëveshja për anëtarësimin e Suedisë në NATO u mirëprit nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri grek gjatë qëndrimit të tij në Lituani pjesë e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, pritet që ditën e mërkurë të takohet, me Presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan.
Mediat greke shkruajnë se kreu i qeverisë ka shprehur shpresën se në këtë takim do të bëhet hapi i parë për rifillimin e marrëdhënieve greko-turke, duke këmbëngulur se Greqia dhe Turqia nuk janë të dënuara të jetojnë në një mjedis tensioni.
“Ne mundemi, dy liderë me një mandat popullor të freskët dhe të fortë për të rënë dakord për një udhërrëfyes që do të çojë në zgjidhjen e të vetmes mosmarrëveshje që kemi me Turqinë, përkatësisht përcaktimin e kufirit të shelfit kontinental dhe ZEE”, duke shtuar se “Një klimë pozitive është krijuar muajt e fundit në marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe shpresoj dhe pres që ne të mund të ndërtojmë këtë klimë pozitive dhe të bëjmë disa hapa të rëndësishëm përpara, të cilët do të jenë dobi për të dy popujt tanë”.
Së fundi, Mitsotakis theksoi se në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës, është më e nevojshme se kurrë të riafirmojmë angazhimet tona themelore si vende anëtare të NATO-s./abcnews.al

