Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier deklaroi se ngritja e tensioneve ndikon negativisht në klimën e investimeve në Kosovë.
Këto deklarata Hovenier i ka bërë në takimin me përfaqësues të bizneseve, të mbajtur bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Hovenier e ka quajtur të rëndësishëm takimin për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes qeverisë dhe sektorit privat.
“Isha pjesëmarrës në një takim të rëndësishëm që kishte kryeministri Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes Qeverisë dhe sektorit privat. Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve në Kosovë”, shkroi ai në Twitter.
Participated in an important conversation today between PM Kurti & ?? business leaders on the need to strengthen cooperation & enhance dialogue between government & private sector. We also discussed how increased tensions & instability negatively impact ??’s investment climate. pic.twitter.com/EpwVYPqMg4
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 10, 2023