“Çmenduria” e ekipeve arabe duket se nuk ka mbaruar ende dhe tashmë në “shënjestrën” e sauditëve është “fantazisti” francez i mesfushës së Juventus, Paul Pogba, me skuadrën e Al-Ittihad, që pas Benzema e N’Golo Kante dëshiron të sjellë në ekip një tjetër “gjel”.
Mirëpo, pavarësisht ofertës “stratosferike”, prej 100 milionë eurosh në 3 vite, pa llogaritur këtu bonuset, Pogba ka refuzuar “milionat e naftës”, teksa dëshiron të vazhdojë “aventurën” e tij në Evropë e më konkretisht te “bardhezinjtë” e Juventus.
Aludimet lindën pas një vizite turistike të bërë nga francezi në Arabinë Saudite, mirëpo vetë francezi e sqaroi situatën në media, teksa tha se udhëtimin e bëri për arsye personale dhe fetare. /i.m /abcnews.al