Pas ngjarjes së rëndë së ditës së djeshme në plazhin e Kavajës ku humbi jetën babai me dy djemtë e mitur, sot task forca ka nisur kontrolle në gjithë vijën bregdetare.
Kontrollet lidhen me mungesën e rojeve të plazhit dhe infrastrukturën.
Në vetëm 500 metra kontroll janë konstatuar 15 subjekte që nuk ishin korrekt me udhëzimet, raporton gazetari i ABC News Leonidha Musaj.
Përkatësisht asnjë prej subjekteve të kontrolluara nuk kishte roje plazhi./abcnews.al