“Aventurë” e re, por që shkoi në mënyrë më të mirë të mundshme. Myrto Uzuni ishte padyshim protagonisti absolut me 23 gola e 5 asiste në ringjitjen e spanjollëve të Granada, në elitën e futbollit spanjoll, pas një viti në La Liga 2.
Mirëpo, përveç simpatizantëve të beratasit dhe tifozëve spanjollë të Granada, Uzuni ka mahnitur dhe bordin e “andaluzianëve” të Sevilla, të cilët duan ta bëjnë të tyrin 28-vjeçarin, teksa e shohin si një përforcim të vyer për sezonin e ardhshëm.
Për të përfituar shërbimet e “bomberit” beratas, kampionët e Europa League, duhet të paguajnë klauzolën e tij, e cila është plot 20 milionë euro, shifër kjo lehtësisht e përballueshme për spanjollët, për një lojtar me cilësitë e Uzunit. /i.m /abcnews.al