Shtim personeli
Për detyrat e veta Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak ka shtuar personelin. Sipas raportit, Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak ka që nga janari i vitit 2023 1.917 të punësuar. Për krahasim në vitin 2022 kishte 1.824 të punësuar, kurse në vitin 2021, 1.632.
Për shkak të luftës agresore ruse në Ukrainë,”forcimi i shërbimit të kundërzbulimit dhe lufta kundër spiunazhit dhe sabotazhit të mundshëm është më urgjente se kurrë më parë”, thuhet në raportin vjetor të Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak.
Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) është agjencia më e vogël e shërbimeve sekrete gjermane. Ai ka për detyrë të mbrojë forcat e armatosura nga spiunazhi, të mbrojë vendin kundër ekstremistëve dhe të verifikojë personat që punësohen në ushtari si ushtarakë apo punonjës civilë./ DW