Agjencia amerikane për administrimin e barnave, FDA, ka dhënë miratimin e plotë për Lecanemab-in, një ilaç kundër Alzheimer-it. Autoritetet njoftuan se kanë prova të forta që ky medikament mund të luftojë humbjen e kujtesës, mirëpo nuk garanton eliminimin e të gjithë antitrupave të rinj të miratuar.
Por kjo është konsideruar e mjaftueshme për pacientët dhe anëtarët e familjes, të cilët besojnë se ngadalësimi i sëmundjes është një hap i shkëlqyeshëm.
Edhe pse agjencia amerikane ka dhënë miratimin e plotë për këtë ilaç, ajo paralajmëron për rreziqe të konsiderueshme të sigurisë.
Ky medikament mund të shkaktojë ngjarje të rënda dhe gjakderdhje cerebrale, disa prej të cilave janë fatale.
Një ilaç që, nuk parandalon përparimin e sëmundjes, as riparon dëmtimet njohëse, por i administruar në mënyrë intravenoze çdo dy javë, mund të ngadalësojë rënien njohëse nga 5 në 18 muaj për pacientët me simptoma të lehta.
Ekspertët kanë vlerësuar se mes kostove të vizitave te mjeku dhe ekzaminimeve të vazhdueshme dhe të planifikuara të trurit, trajtimi do të arrinte në 90 mijë dollarë në vit.
Referuar ekspertëve, provat për Lecanemab janë më të qarta, që do të thotë se ilaçi do të jetë i disponueshëm për ata me demencë të lehtë ose një gjendje para-Alzheimer të quajtur dëmtim i butë njohës.
FDA rekomandon të mos trajtohen pacientët pa konfirmuar se ata kanë një akumulim të proteinave amiloide. Prodhuesi rekomandon gjithashtu pezullimin e përdorimit të tij pasi sëmundja të ketë kaluar nga një stad i butë në të moderuar./abcnews.al