Portieri David de Gea ka njoftuar largimin e tij nga Manchester United. 32-vjeçari spanjoll u ka thënë lamtumirën tifozëve të klubit përmes rrjeteve sociale.
“Kemi arritur shumë që kur më solli në këtë klub i dashur Sir Alex Ferguson”, ka shkruar ndër të tjera de Gea.
David de Gea ka luajtur për Manchester United që nga vera e vitit 2011 pasi u transferua nga Atletico Madrid. Që atëherë, spanjolli ka luajtur 545 ndeshje për Djajtë e Kuq, në të cilat ka pranuar 590 gola.
De Gea tani do të kërkojë një ekip të ri si lojtar i lirë. Më parë, thashethemet e lidhnin portierin me disa klube, përfshirë atë arab Al-Nassr.
Ndërkohë, tani i hapet rruga kalimit të Onana drejt United. /G.D abcnews.al/