“Ndjekje si nëpër filma”, policia greke qëllon për vdekje 20 vjeçarin sirian

schedule14:10 - 8 Korrik, 2023

schedule 14:10 - 8 Korrik, 2023

Një 20 vjeçar sirian ka humbur jetën në Greqi pasi pas një ndjekje nga policia është qëlluar nga një officer.

Mediat e huaja shkruajnë se një ndjekje si nëpër film aka ndodhur në rrugët jahstë Larisas, ku policia ka marrë njoftimin se një person me makinë të vjehdur po lëvizte në autostradën Athinë-Selanik, në drejtim të Selanikut.

Ndjekja ka nisur nga rruga në Moschohori , por drejtuesi i mjetit nuk është ndalur në asnjë sinjal të policisë. Duke kaluar Larisën, në lartësinë e Gyrtonit, drejtuesi i mjetit ka dalë nga autostrada nacionale dhe ka bërë kthesë, pas pak ka hyrë sërish në PATHE, në drejtim të Athinës.

Pas Larisës ai u largua sërish nga autostrada, duke zgjedhur rrjetin rrugor provincial dhe duke pasur makinat e policisë që e ndiqnin pas. Më në fund ai ka braktisur mjetin e vjedhur jashtë fshatit Moschohori pasi është përplasur me një mur dhe më pas ka tentuar të arratiset në këmbë.

Menjëherë pas nisjes së largimit të tij në këmbë akoma në rrethana të paqarta është qëlluar me armë zjarri nga një officer policie.

Ndërkohë kujtojmë se siriani ishte liruar nga burgu në muajin mars pasi përfundoi dënimin për trafik të emigrantëve të paligjshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!