Portieri i Tottenham, Hugo Lloris, mund t’i bashkohet Interit.
Francezi është kontaktuar nga Interi pasi Andre Onan do transferohet te Manchester United, sipas Football Italia.
Sipas burimit, pritet një marrëveshje mes Manchester United dhe Interit për rreth 55 milionë euro. Interi është në kërkim të një zëvendësuesi dhe po mendon të sjellë Lloris, kontrata e të cilit me Tottenham skadon në vitin 2024.
Lloris luajti 31 ndeshje për Tottenham sezonin e kaluar, duke pësuar 45 gola. /G.D abcnews.al/