Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pasditen e sotme është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic në kuadër të turit ballkanik dy ditor. Pas takimit ata kanë dalë në konferencë për mediat, ku kryeministri i Malit të Zi është shprehur se qëllimi i përbashkët i qeverive është që të invstojnë në përpjekjet për deeskalimin e situatës në Rajon.
Ai më pas shton se ende ka tema të së shkuarës që nuk janë mbyllur, por ata duhet të zgjidhet dhe të nis një kohë tjetër për Rajonin.
Pjesë nga fjala e Abazovic:
Sot brenda turneut të tij rajonal në Malin e Zi erdhi, miku ynë i cmuar, kryeministri Edi Rama. Në kemi pasur një takim të gjatë, së pari vetëm dhe më pas me kolegët tanë.
Qëllimi është që bashkë të investojmë në përpjekje për deeskalimin e situatës në Rajon.
Pozita e Malit të ZI është e qartë. Ne jemi të interesuar për bashkëpunim për kooperativitet më të lartë. Duam që kjo të jetë edhe rruga e fqinjëve tanë. Ne do të japim kontributin tonë që ta bëjmë këtë të mundur.
Qëllimi është që Rajoni të jetë i fokosuar tek e ardhmja edhe jo e shkuara. Mendoj që të gjithë jemi të lodhur me temat e së kaluarës. E dimë ka cështje që janë ende të hapura, por duam ata të mbyllen sa më shpejt dhe të fillojë një epilog i ri për të gjithë ne.
Ne kemi ndarë mendime në lidhje edhe me disa cështje që do t’i analizojmë në takimin e ardhshëm në Tiranë, lidhur me projektet e përbashkëta.
Mendojmë se kjo është mënyra që konfirmon marrëdhëniet tona miqësore. Mendoj që iniciativa e Ramës në lidhje me Malin e Zi gjithmonë ka vetëm mbështetje.
Ne nuk mbështesim asnjë lloj agresiviteti. Në mund të investojmë në zgjidhje demokratike.r.t/abcnews.al